Bashkia Ura Vajgurore i bashkohet fushatës ndërkombëtare 16 ditore të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. Prej një viti kemi ngritur Mekanizimin e Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, pjesë e të cilit janë 14 institucione vendore dhe qëndrore, përgjegjëse për adresimin e dhunës në familje. Në kuadër të fushatës do të organizohen një sërë aktivitetesh të informuese dhe ndërgjegjësuese duke respektuar të gjitha protokollet për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Ngritja dhe Fuqizimi i Mekanizimit të Kooridnuar të Referimit në Bashkinë Ura Vajgurore, mbështetet nga UNDP Shqipëri në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i Japim fund Dhunës Ndaj Grave në Shqipëri” me fonde të Qeverisë Suedeze.
#Dëgjo #Beso #Mbështet
#botaportokalli #orangetheworld