Në një komunitet si ai i joni, ku kontakti social është pjesë e pandarë e përditshmërisë dhe deri diku i pazëvendësueshëm, ishte tejet i veshtirë distancimi social. Karantina e muajve mars, prill, maj, na zhbëri të zakonshmen tonë, duke bërë që të shihemi më rrallë, e na shtyu drejt përdorimit masiv të komunikimit virtual që sot mundëson gjerësisht teknologjia.
Ajo, sot më shumë se kurrë, është bërë e pandashme për secilin prej nesh, duke u bërë një dosmosdoshmëri jetike. Shohim që mbledhjet e organeve kolegjiale, konferencat on line etj, janë bërë një mënyrë e re e përmbushjes së detyrave tona, duke e shndërruar ICT-në, një mjet shumë të rëndësishëm për të krijuar avantazh edhe në manaxhimin e komuniteteve apo rajoneve.
Në këto rrethana të reja për njerëzimin, teknologjia dhe komunikimi virtual rezulton të jetë mjeti kryesor për adaptimin, transformimin, evoluimin e të gjitha ndërveprimeve tona në të gjitha sferat e jetës. Sigurisht që këto ide kanë evoluar me kohën, në varësi të zhvillimit teknologjik si dhe të
penetrimit të teknologjisë në shoqëri. Në fushën e administrimit, shumë menaxherë proaktiv dikur krijuan e-cities, ndërsa kalimi i komunikimit fiks në atë mobile në vitet 200, solli idenë e MCity ( Mobile City).
Si një administrator i pushtetit vendor, besova se përqafimi i teknologjisë duke futur idenë e mBashkia, do të ishte një avantazh per Bashkinë Ura Vajgurore si për çdo bashki që përdor një mjet bashkohor në administrim, pa ditur atëherë se do të përballeshim me pandeminë. Sistemi dixhital i integruari në Bashkinë tonë është realitet, madje është vlerësuar për risitë që sjell, nga entitete dhe organizma brenda dhe jashtë vendit. Një nga risitë për të cilën është vlerësuar ky sistem, është mundësia për t’i ofruar këto sherbime edhe për njësi të tjera vendore , duke u dhënë mundësi atyre që në kohë të tilla, t’u vijnë në ndihmë komuniteteve nëpërmjet platformave të tilla, për të mënjanuar kontaktin social. Nuk do zgjatem te efikasiteti i këtij mjeti në punën e përditshme të administratës si dhe efektet pozitive që sjell përdorimi i tij si në transparencë, në cilësine e shërbimeve etj. Ajo që vlen të theksohet janë mundësitë e reja që ky sistem ofron për qytetarin.
E-bashkia , u jep mundësi qytetarëve dhe bizneseve të bashkisë të kenë akses në të gjitha shëbimet që ofron bashkia, si p.sh të adresojnë një problematikë, të aplikojnë për leje apo autorizime përkatëse , të njohin detyrimet e tyre on line etj, në distancë pa qenë e nevojshme prezenca e tyre.
Sot, që evitimi i kontakteve të panevojshme, është mënyra më e mirë e parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe në kushtet kur e ardhmja lidhur me të është ende e paqartë, ju ftoj të përdorim E-Bashkinë, Ura Vajgurore.
I nderuar qytetar apliko në e-bashkia Ura Vajgurore, marrëdhëniet me publikun, edhe ndiq udhëzimet në videon tutoraile për të shkurtuar kohën tënde të çmuar.

Si te bëni një kërkesë online në Bashkinë Ura Vajgurore

E-BASHKIA DHE DISTANCIMI SOCIAL Në një komunitet si ai i joni, ku kontakti social është pjesë e pandarë e përditshmërisë dhe deri diku i pazëvendësueshëm, ishte tejet i veshtirë distancimi social. Karantina e muajve mars, prill, maj, na zhbëri të zakonshmen tonë, duke bërë që të shihemi më rrallë, e na shtyu drejt përdorimit masiv të komunikimit virtual që sot mundëson gjerësisht teknologjia.Ajo, sot më shumë se kurrë, është bërë e pandashme për secilin prej nesh, duke u bërë një dosmosdoshmëri jetike. Shohim që mbledhjet e organeve kolegjiale, konferencat on line etj, janë bërë një mënyrë e re e përmbushjes së detyrave tona, duke e shndërruar ICT-në, një mjet shumë të rëndësishëm për të krijuar avantazh edhe në manaxhimin e komuniteteve apo rajoneve.Në këto rrethana të reja për njerëzimin, teknologjia dhe komunikimi virtual rezulton të jetë mjeti kryesor për adaptimin, transformimin, evoluimin e të gjitha ndërveprimeve tona në të gjitha sferat e jetës. Sigurisht që këto ide kanë evoluar me kohën, në varësi të zhvillimit teknologjik si dhe tëpenetrimit të teknologjisë në shoqëri. Në fushën e administrimit, shumë menaxherë proaktiv dikur krijuan e-cities, ndërsa kalimi i komunikimit fiks në atë mobile në vitet 2000, solli idenë e MCity ( Mobile City).Si një administrator i pushtetit vendor, besova se përqafimi i teknologjisë duke futur idenë e mBashkia, do të ishte një avantazh per Bashkinë Ura Vajgurore si për çdo bashki që përdor një mjet bashkohor në administrim, pa ditur atëherë se do të përballeshim me pandeminë. Sistemi dixhital i integruari në Bashkinë tonë është realitet, madje është vlerësuar për risitë që sjell, nga entitete dhe organizma brenda dhe jashtë vendit. Një nga risitë për të cilën është vlerësuar ky sistem, është mundësia për t’i ofruar këto sherbime edhe për njësi të tjera vendore , duke u dhënë mundësi atyre që në kohë të tilla, t’u vijnë në ndihmë komuniteteve nëpërmjet platformave të tilla, për të mënjanuar kontaktin social. Nuk do zgjatem te efikasiteti i këtij mjeti në punën e përditshme të administratës si dhe efektet pozitive që sjell përdorimi i tij si në transparencë, në cilësine e shërbimeve etj. Ajo që vlen të theksohet janë mundësitë e reja që ky sistem ofron për qytetarin.E-bashkia , u jep mundësi qytetarëve dhe bizneseve të bashkisë të kenë akses në të gjitha shëbimet që ofron bashkia, si p.sh të adresojnë një problematikë, të aplikojnë për leje apo autorizime përkatëse , të njohin detyrimet e tyre on line etj, në distancë pa qenë e nevojshme prezenca e tyre.Sot, që evitimi i kontakteve të panevojshme, është mënyra më e mirë e parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe në kushtet kur e ardhmja lidhur me të është ende e paqartë, ju ftoj të përdorim E-Bashkinë, Ura Vajgurore. I nderuar qytetar apliko në e-bashkia Ura Vajgurore, marrëdhëniet me publikun, edhe ndiq udhëzimet në videon tutoraile për të shkurtuar kohën tënde të çmuar.

Posted by Juliana Memaj on E enjte, 4 qershor 2020