Llixhat e Urës Vajgurore të cilat njihen që prej fillimit të viteve 800 për cilësitë e tyre shëruese, shumë pak të njohura për pjesën tjetër të Shqipërisë sot ato po marrin vëmendjen e merituar. Janë tri burime që sipas mjekëve të zonës prej kohësh janë përdorur nga banorët për të shëruar sëmundje të ndryshme, të lëkurës dhe kryesisht sëmundjet e kockave. Specifika e këtyre burimeve është tepër e veçantë.

Këto janë burimet që rrjedhin nga thellësia e tokës së kësaj treve, ujërat termal dhe krejtësisht natyral e të pasura me veti të panumërta shëruese për çdo sëmundje.

Kjo është një mundësi e artë për turizëm shëndetësor, me një fuqi të jashtëzakonshme shëruese e mbi të gjitha një përthithës i turistëve të huaj.

Paralelisht, po vijojnë përpjekjet e fundit për ndryshimin e emrit të bashkisë në Dimal, i cili lidhet drejtpërdrejt me vendbanimin e hershëm ilir që ndodhet shumë pranë qytezës dhe që do të kthehet në një destinacion arkeologjik të vizitueshëm.

Gamës së madhe të mundësive që ofropn sot qyteti, do t’i shtohet edhe investimi për rehabilitimin e burimeve termale, për t’i kthyer ato në destinacione të turizmit shëndetësor ku njerëzit përveç të mirave që përfiton trupi, të kenë mundësi të njohin Shqipërinë.

Llixhat e Urës Vajgurore

Mos e humbisni dhe shpërndajeni/share këtë reportazh nga RTSH për Llixhat e Urës Vajgurore të cilat njihen që prej fillimit të viteve 800 për cilësitë e tyre shëruese, shumë pak të njohura për pjesën tjetër të Shqipërisë sot ato po marrin vëmendjen e merituar. Janë tri burime që sipas mjekëve të zonës prej kohësh janë përdorur nga banorët për të shëruar sëmundje të ndryshme, të lëkurës dhe kryesisht sëmundjet e kockave. Specifika e këtyre burimeve është tepër e veçantë.Këto janë burimet që rrjedhin nga thellësia e tokës së kësaj treve, ujërat termal dhe krejtësisht natyral e të pasura me veti të panumërta shëruese për çdo sëmundje. Kjo është një mundësi e artë për turizëm shëndetësor, me një fuqi të jashtëzakonshme shëruese e mbi të gjitha një përthithës i turistëve të huaj.Paralelisht, po vijojnë përpjekjet e fundit për ndryshimin e emrit të bashkisë në Dimal, i cili lidhet drejtpërdrejt me vendbanimin e hershëm ilir që ndodhet shumë pranë qytezës dhe që do të kthehet në një destinacion arkeologjik të vizitueshëm.Gamës së madhe të mundësive që ofropn sot qyteti, do t'i shtohet edhe investimi për rehabilitimin e burimeve termale, për t'i kthyer ato në destinacione të turizmit shëndetësor ku njerëzit përveç të mirave që përfiton trupi, të kenë mundësi të njohin Shqipërinë.

Posted by Juliana Memaj on E enjte, 25 qershor 2020