Me nismën e Bashkisë së Urës Vajgurore, u ngrit grupi i punës për rijetëzimin e qytetit ilir të Dimalit. Prof. Ymer Kordha historian, zoti Ymer Hoxha, ekspert për çështjet administrative-vendore, Norel Zaimi gazetar, Armand Vëllahu regjisor si dhe kryesuesja e grupit të punës zj. Juliana Memaj, u takuan me përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat.