Është e vërtetë që kemi akoma për të bërë për fshatin, por ne jemi çdo ditë në terren për të punuar për të krijuar sa më shumë lehtësi për fermerët, ashtu si në Cukalat, ku u angazhuam për sistemimin e rrugës së arave. Nuk ndalemi derisa të krijojmë infrastrukturën e nevojshme dhe që u krijon lehtësi banorëve në të gjithë hapësirën e bashkisë sonë.