Ministria e Arsimit,Sportit dhe Rinisë po punon për hapjen e thirrjes së katërt të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për vitin 2019.

Qëllimi i programit është të aftësojë studentët me përvojë pune,duke zhvilluar kompetencat e tyre profesionale,akademike ,profesionale dhe njohjen me administratën publike.Target grup janë të rinj profesionistë që i përkasin grupmoshës 21-26 vjec,të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”.Periudha e praktikës së zhvilluar do të njihet si përvojë pune gjatë procedurave të rekrutimit në institucionet e administratës publke.

Aplikimi do të bëhet online në portalin:praktika.arsimi.gov.al