Në përmbushje të udhëzimeve të qeverisë, kemi ngritur grupet e punës në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Ura Vajgorure për patronazhimin e personave në nevojë. Ky është një tjetër hap për parandalimin e përhapjes së infeksionit viral COVID-19 dhe që u vjen në ndihmë të gjithë familjeve në nevojë dhe të moshuarve që s’kanë një person që kujdeset për to. Ndaj po publikojmë numrat e shtabeve përkatëse sipas çdo njësie dhe për çdo probematikë komunikoni me numrat përkatës sipas zonës së mbulimit që ju takon. Ju lutem, këto momente janë shumë të nevojshme që t’i kalojmë të gjithë bashke dhe t’u shërbejmë çdokujt që ka nevojë realisht për ndihmën tonë. #BashkeJemiMeTeForte