Bashkë me Zv.ministrin e Brendshëm Julian Hodaj dhe Prefekten e Qarkut Valbona Zylyftari pamë nga afër cilësinë e shërbimit dhe diskutuan me punonjësit për problematikat në ditët e para dhe nevojën për adresim të shpejtë e zgjidhje.Sot 95% e shërbimeve janë online dhe asnjë institucion i administratës nuk kërkon dokumente që i siguron vetë. Pranë bashkisë është ngritur zyrë informacioni që asistojnë qytetarët, për të marrë shërbime online përmes #eAlbania.
Në Festivalin Ndërkombëtar të Artit Konteporan RINART ku i dorëzova titullin “SILVER AWARD” fituesit nga Maqedonia e Veriut, Serhat Emrulai në kategorinë “Best Contemporary artist”.
Bashkë me Zyrën Vendore Arsimore organizuam veprimtaritë sportive midis shkollave 9-vjeçare. Finalet e lojërave u zhvilluan në mjediset sportive të shkollës 9-vjeçare Poshnje.Bashkia Dimal do të vazhdojë të investojë në terrenet sportive me objektiv që çdo shkollë të ketë terrene sportive bashkëkohore. Faleminderit drejtuesit të ZVA -së, Isuf Bazaj, i cili theksoi rolin e pazëvendësueshëm që ka edukimi fizik, si pjesë e rëndësishme e kurikulës shkollore, për të rritur nxënës të shëndetshëm.
Në përfundim të aktivitetit u ndanë dhe certifikata për fituesit. Urime të gjithëve
Hedhje shtizë mori kupën “Hamit Zeka” shkolla 9-vjeçare Goriçan.
Mes lulesh te bukura, te zgjedhësh më të bukurën, është sfidē e veshtirē. E lumtur tē isha pjèsë e nje aktiviteti të këtij dimensioni, në Drenovicë, ku prindër , fēmijē, mësues e drejtues te arsimit, me ngjyra e tinguj plot, na treguan se jemi ne ata që çdo ditē duhet të kontribuojmē, në cilësinë e mjedisit qē na rrethon, duke e bërë mē të bukur natyrën tonë të dashur.
Mbi ofrimin e sherbimeve te gjendjes civile ne sportele on-line dhe sportele fizike klikoni Njoftim