Klubi ynë i shahistëve të rinj, një tjetër histori suksesi në qytetin tonë♟Fokusi i politikave tona për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive dhe pasionit të shumë vajzave dhe djemve po jep rezultate konkrete duke i përgatitur për të qenë sfidant të denjë në konkurset rajonale dhe kombëtare.💪

 

Dita e Tokës në Hingë 🌎Faleminderit stafit të shkollës dhe të gjithë nxënësve e prindërve te tyre, për organizimin e zhvilluar në këtë ditë të rëndësishme. Mesazhet që u shpërndanë në këtë aktivitet janë një inkurajim për të bërë më shumë në ambientin që ne jetojmë e punojmë çdo ditë🙏

Fëmijë dhe banorët e fshatit Çiflig, në njësinë Poshnje u bënë bashkë me punonjësit e Bashkisë Dimal për të shtuar gjelbërimin me shumë pemë të reja🙏👏🌳