Mirembajtja e lulishtes.

I ke parë dekoret me lule🌼 dhe pemët e kuruara?🌳 Falë duarartës Drita, pedonalja e qytetit është edhe më e bukur. Dashuria e saj për mirëmbajtjen e lulishteve ka nisur qe nga viti 1982 dhe ndonëse në moshë pensioni, pasioni i saj nuk rresht, duke vijuar punën pranë sektorit të shërbimeve. Faleminderit për shembullin e mirë që i jep qytetit tonë🙏

Fillon nga sot (15 Janar 2021) procesi i aplikimit në portalin e-Albania për të përfituar nga fermerët shqiptar, Naftën FALAS (pa taksë akcize, pa taksë qarkullimi dhe pa taksë karboni).
AREB-et dhe Agropikat në të gjithë vendin janë në dispozicion për të asistuar këdo që do ta ketë të nevojshme gjatë fazës së aplikimit, e cila zgjat deri më 25 Shkurt 2021.
Për më tepër ndiq spotin dhe lexo me vëmëndje udhëzimin në linkun e mëposhtëm:
Grupi i shtabit të emergjencave vijojnë inspektimet në terren për të ndjekur situatën e shkaktuar nga reshjet e dendura te shiut. Pastrimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse ka ndihmuar në përballimin e situatës.
📌 Nga viti 2016 deri më sot janë pastruar 323 233 ml ( 323.2 km )
📌 Kanale kullues 226 590 ml ( 226.6 km )
📌 Kanale vaditës 96643 ml ( 96.6 km )

 

Shtabi i emergjencave në bashkinë tonë vijon inspektimet në terren për t’u siguruar që situata të jetë në kontroll, pavarësisht reshjeve të mëdha të shiut. #BashkeDoJaDalim