Pas dëgjesës publike të zhvilluar me banorët e zonës ku u kërkua një ndërhyrje në kanalet kulluese, Bashkia veproi menjëherë duke marrë masat për përmirësimin e situatës.



Pas dëgjesës publike të zhvilluar me banorët e zonës ku u kërkua një ndërhyrje në kanalet kulluese, Bashkia veproi menjëherë duke marrë masat për përmirësimin e situatës.
Një tjetër projekt për zhvillimin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë tonë është drejt përunfdimit. Shkolla me kushte moderne po realizohet falë financimit të TAP pas kërkesës së Bashkisë Ura Vajgurore. #PuneKonkrete
Tashmë është kthyer në traditë që buxheti i bashkisë diskutohet dhe vendoset me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe që sjell një shpërndarje më të mirë sipas nevojave dhe mundësive që kemi.
Makineritë tona po punojnë çdo ditë për të hapur kanalet në çdo cep të njësisë dhe sigurohemi që sezoni i shirave që do të vijë të shkaktojë sa më pak dëme.
Pas ndërtimit të rrugës së re, punonjësit e bashkisë janë duke u kujdesur për kanalin kullues që përmirëson infrastrukturën rrugore dhe që i shërben komunitetit të kësaj zone.