I. HYRJE

Bashkia Ura Vajgurore është një autoritet publik i cili prodhon dhe mban informacion.Në përputhje me nenin 7, të ligjit nr.119/2014,“Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës i kësajBashkie. Ky program përcakton konturetligjore të veprimtarisë së Bashkisë në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Meqënëse transparenca është fondamentale për një shtet modern dhe të fuqishëm politikisht dhe programi i saj është përfaqëson tërësinë e informacioneve dhe mënyrën e bërjes publike të tyre ai vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Bashkia e Ura Vajguroreitndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e Ligjit “Për tëDrejtën e Informimit”. Programi i Transparencës programdo të përditësohetherë pas here, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të tëLigjit“Për të Drejtën e Informimit”.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Bashkisë Ura Vajgurore, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.uravajgurore.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut pranë Zyrës me Një Ndalesë. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, në tekste/përmbajtje, në afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj,çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Bashkisë Ura Vajguroreështë ndërtuarnë atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjektevetë të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Bashkisë Ura Vajgurore janë:
1. “E drejta përinformim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Bashkia Ura Vajgurore ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e sajpublikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Bashkisë Ura Vajgurore dhe përkatësisht: Ligji nr. Nr.8652, 31.7.2000, Per organizmin dhe funksionimin e qeverisjes vendore.
4. Informacioni do të përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organ mbikqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.”
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7. Informacioni publik pa kërkesë do të jetë:
– i plotë;
– i saktë;
– i përditësuar;
– i thjeshtë në konsultim;
– i kuptueshëm;
– lehtësisht i aksesueshëm;
– i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Bashkia Ura Vajgurore vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.uravajgurore.gov.aldhe në mjediset e pritjes së publikut në Zyrën me Një Ndalesë, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
– Strukturën organizative të Bashkisë Ura Vajgurore;
– Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
– Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
– Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
– Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
– Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
– Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
– Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
– Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
– Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Bashkisë. Një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
– Bashkia, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
– Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.
IV. TABELA PËRMBLEDHËSEEPROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË BASHKISË URA VAJGURORE
Kliko ketu

V. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Bashkia Ura Vajgurore vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.uravajgurore.gov.aldhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtëne Informimit dhe Mbrojtjene të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtëne informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

E drejta për informim

Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet.

Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit.

Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:

– emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
– adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
– përshkrimin e informacionit që kërkohet;
– formatin në të cilin preferohet informacioni;
– çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.

Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.

Ankimi administrativ pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:

– ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
– ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.

Kërkesa për informim trajtohet nga ana e Autoritetit Publik sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.

Kur kërkesa është e paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e saj, Autoriteti Publik kontakton menjëherë personin për të bërë sqarimet e nevojshme por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës.

Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës autoriteti publik konstaton se nuk e zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin.

Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Dhënia e informacionit mund të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga autoriteti publik në faqen e tij të internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut.

Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe subjektet përfituese, sipas ligjit nr. 10 039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar, e përfitojnë informacionin falas deri në një numër të caktuar faqesh për çdo kërkesë ose në vlerën ekuivalente kur informacioni jepet në një format tjetër.

E drejta e informimit kufizohet vetëm sipas rasteve të parashikuara në nenin 17 të Ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Të Drejtat Tuaja
Çdo person (subjekt i të dhënave) ka të drejtë që me kërkesë me shkrim, të marrë nga Kontrolluesi:

Konfirmimin nëse “të dhënat personale” po i përpunohen ose jo, informacion për “qëllimin” e përpunimit, për “kategoritë e të dhënave” të përpunuara, për “marrësit” si dhe kategoritë e marrësve të cilëve u përhapen të dhënat personale;
Në një formë të kuptueshme, “të dhënat personale” dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre;
Në rastet e vendimeve automatike, informacion për logjikën e përfshirë në vendimmarrje.
Informacioni për të dhënat komunikohet në formën në të cilën ishin në kohën kur është bërë kërkesa.
“Kontrolluesi”, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës informon ” subjektin e të dhënave” ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.
E drejta për akses ushtrohet në përputhje me parimet kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe informacionit, lirisë së shtypit dhe sekretit profesional. E drejta për akses mund të kufizohet nëse cenon interesat e sigurisë kombëtare, politikën e jashtme, interesat ekonomikë dhe financiarë të shtetit, parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.
E drejta e aksesit nuk mund të ushtrohet në rastet e parashikuara në pikën 1 të nenit 10 të ligjit 9887.
Në rast se aksesi mohohet duke argumentuar se cenohen interesat e Sigurisë Kombëtare, politik ës s ë jashtme, interesat ekonomikë dhe financiarë të shtetit, parandalimi dhe ndjekja e veprave penale ose liria e shprehjes dhe informimit apo liria e shtypit, “subjekti i të dhënave” mund t’i kërkojë Komisionerit të kontrollojë përjashtimin në rastin konkret. Komisioneri informon “subjektin e të dhënave” për masat e marra.

E drejta për të kërkuar korrigjimin ose fshirjen

1. Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë “korrigjimin” ose ” fshirjen” e të dhënave kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat ligjore.
2. “Kontrolluesi”, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së “subjektit të të dhënave”, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e ” korrigjimit” apo ” të fshirjes”.
3. Kur “kontrolluesi” nuk bën “korrigjimin” ose “fshirjen” e të dhënave të kërkuara prej tij, “subjekti i të dhënave” ka të drejtë të ankohet te Komisioneri.

Vendim-marrja automatike

1. Ç’do person ka të drejtë të mos jetë subjekt i vendimeve të cilat shkaktojnë efekte ligjore për të ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishme tek ai si dhe në rastin kur vendimi është bazuar vetëm në përpunimin automatik të të dhënave që synojnë të vlerësojnë disa aspekte personale që lidhen me të veçanërisht efektivitetin në punë, besueshmërinë ose sjelljen.
2. Një person mund të jetë “subjekt” i një vendimi të marrë sipas pikës së mësipërme kur merren masa për të mbrojtur interesat e tij të ligjshme, veçanërisht duke përfshirë në vendim këndvështrimet e tij.

E drejta e subjektit të të dhënave për të kundërshtuar

1. Subjekti i të dhënave ka të drejtë të kundërshtojë në çdo kohë (mbështetur në ligj) përpunimin e të dhënave rreth tij sipas shkronjave “d” dhe “dh” të nenit 6 të ligjiit 9887, përveç rasteve të parashikuara.
2. “Subjekti i të dhënave” ka të drejtë t’i kërkojë “kontrolluesit” të mos fillojë ose, nëse “përpunimi” ka filluar, të ndalojë përpunimin e të dhënave personale që lidhen me të për qëllime të tregtimit të drejtpërdrejtë.

E drejta për t’u ankuar

1. Çdo person që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë Komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, “subjekti i të dhënave” mund të ankohet në gjykatë.
2. Në rast se “subjekti i të dhënave” ka bërë ankim, “kontrolluesi” nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.

Kompensimi i dëmit

Ç’do person, të cilit i është shkaktuar një dëm si rezultat i përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale, ka të drejtë t’i kërkojë kompensim “kontrolluesit” për dëmin e shkaktuar.

Detyrimet

Detyrimet për Bashkinë Ura Vajgurore (autoritet publik)

Autoriteti publik është i detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar.

Informacioni publik që i është dhënë një personi, nuk mund t’i refuzohet asnjë personi tjetër që e kërkon atë, me përjashtim të rastit kur informacioni përmban të dhëna personale të subjektit, në përputhje me nenin 17 të ligji nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në çdo rast, kërkesa regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, të parashikuar në nenin 8 të këtij ligji.

Në çdo rast, kërkesa për informim regjistrohet dhe për të caktohet një numër rendor. Numri rendor, së bashku me të dhënat e kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, i jepen kërkuesit që ka bërë kërkesën për informim.
Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallime mes tyre.

Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.

Autoriteti publik bën të mundur që informacioni, i cili i është dhënë të paktën një herë një kërkuesi, të bëhet i disponueshëm në mënyrën më praktike të mundshme për të gjithë personat e tjerë që mund ta kërkojnë në të ardhmen.

Kërkesat për informim për informacione të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve plotësohen jo më vonë se 3 ditë pune nga momenti i paraqitjes së kërkesës.

Autoriteti publik, jo më vonë se 6 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji ose nga krijimi i tij, vë në zbatim një program institucional të transparencës, ku përcaktohen kategoritë e informacionit që bëhet publik pa kërkesë dhe mënyra e bërjes publike të këtij informacioni.

Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
Për zbatimin e këtij ligji, me qëllim bashkërendimin e punës për garantimin e së drejtës së informimit, autoriteti publik cakton një prej nëpunësve si koordinator për të drejtën e informimit.

Mosrespektimi i dispozitave të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” passjell përgjegjësi administrative, sipas rasteve të parashikuara në pikën 2 të nenit nr. 18.

Të drejtat e Bashkisë Ura Vajgurore (autoritetit publik)

Autoriteti publik ka të drejtë të njihet me modelet e programeve të transparencës të miratuara dhe shpërndara nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Autoriteti publik ka të drejtë të njihet me standardet për formatin dhe përmbajtjen e regjistrit të pytjeve dhe përgjigjeve të kërkesave për informacion. Këto standarte hartohen nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Autoriteti publik ka të drejtë të shtyjë me 5 ditë pune afatin e kthimit të përgjigjes për një nga shkaqet e mëposhtme:
-nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze;
-nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit;
-nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës.

Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.

Dhënia e informacionit mund të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga autoriteti publik në faqen e tij të internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut.

Tarifa është kostoja e riprodhimit të informacionit të kërkuar dhe, kur është rasti, e dërgimit të tij. Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike jepet falas. Kostoja e riprodhimit nuk mund të jetë më e lartë se kostoja reale e materialit, mbi të cilin riprodhohet informacioni. Kostoja e dërgimit nuk mund të jetë më e lartë se kostoja mesatare e të njëjtit shërbim në treg.

Autoriteti Publik ka të drejtë të kufizojë të drejtën për informim vetëm në rastet e parashikuara në nenit 17 të Ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Autoriteti publik ka të drejtë ta ankimojë vendimin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në gjykatën administrative kompetente.

Kordinatori për të drejtën e informimit

Kompetencat dhe përgjegjësitë administrative të Koordinatorit për të Drejtën e Informimit

Në zbatim të nenit 10 të Ligjit nr. 119/2014 për të Drejtën e Informimit, Bashkia Ura Vajgurore (autoritet publik) cakton një prej nëpunësve si koordinator për të drejtën e informimit, me qëllim bashkërendimin e punës për garantimin e së drejtës së informimit.
Kordiantori i Bashkisë Ura Vajgurore është caktuar me urdhërin nr.21, dt.22.04.2015, me shkresë nr.1483, dt.22.04.2015 nga Kryetari i Bashkisë.

Koordinatori për të drejtën e informimit ushtron kompetencat e mëposhtme:

i mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas këtij ligji, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij;
krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji;
bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj;
regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre;
dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar;
verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13, të këtij ligji;
kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të këtij ligji, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.
Koordinatori për të drejtën e informimit ka përgjegjësi administrative, sipas parashikimeve të këtij ligji, për kundërvajtjet administrative të parashikuara në shkronjat “a”, “d”, “dh”, “e”, “ë”, “f”, “g”, “h”, “i”, “j” dhe “k”, të pikës 2, të nenit 18, të këtij ligji dhe konkretisht:
refuzimi i dhënies së informacionit, në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
moskrijimi, mosmbajtja, mospublikimi apo mospërditësimi i Regjistrit të Kërkesave dhe Përgjigjeve, brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;
mosplotësimi i kërkesave për informacione, të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, brenda afatit dhe sipas mënyrës së parashikuar në nenin 9, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
mosregjistrimi i kërkesës për informim, moscaktimi i një numri rendor për të dhe mosdhënia e të dhënave të kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit 11, të këtij ligji,dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
mosdërgimi i kërkesës për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afatit të parashikuar në pikën 2, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
dërgimi i kërkesës për informim tek një autoritet tjetër publik kur autoriteti që ka marrë kërkesën e ka informacionin e kërkuar, në kundërshtim me kërkesën e pikës 2, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
mosnjoftimi i kërkuesit se kërkesa e tij i është dërguar një autoriteti tjetër dhe kontaktet e nevojshme i janë dërguar autoritetit tjetër, në kundërshtim me parashikimet e pikës 3, të nenit 12, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;
mosrespektimi i kërkesave të pikës 4, të nenit 13, të këtij ligji, për dhënien falas të informacionit, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;
refuzimi i paarsyetuar i preferencës së kërkuesit për mënyrën e dhënies së informacionit, në kundërshtim me parashikimet e pikës 4, të nenit 14, të këtij ligji, dënohet me 25 000 deri në 50 000 lekë;
mosnjoftimi i kërkuesit për vendimin për zgjatjen e afatit për plotësimin e kërkesës për informim, sipas parashikimeve të pikës 3, të nenit 15, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;
moskryerja e njoftimeve paraprake, sipas parashikimeve të nenit 16, të këtij ligji, dënohet me 25 000 deri në 50 000 lekë;

Regjistri kërkesave dhe përgjigjeve

Bashkia Ura Vajgurore krijon, mban dhe bën publik një regjistër të posaçëmku pasqyrohen të gjitha kërkesat për informim dhe informacionet e dhëna në përgjigje të tyre

Ky regjistër përditësohet çdo 3 muaj dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Ura Vajgurore në menunë Programi i Transparencës si hd enë mjediset e pritjes së publikut në Zyrën me Një Ndalesë.

Identiteti i kërkuesve të informacionit nuk pasqyrohet në regjistër

Standartet për formatin dhe përmbajtjen e regjistrit vendosen nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Kërkesat për informim për informacione të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve plotësohen jo më vonë se 3 ditë pune nga momenti i paraqitjes së kërkesës

Kordinatori për të drejtën e informimit krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të ligjit nr.119/2014;
Kërkesave të regjistruara për informacion u cakton një numër rendor për secilën prej tyre;

moskrijimi, mosmbajtja, mospublikimi apo mospërditësimi i Regjistrit të Kërkesave dhe Përgjigjeve, brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji, dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë;

mosplotësimi i kërkesave për informacione, të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, brenda afatit dhe sipas mënyrës së parashikuar në nenin 9, të këtij ligji, dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë;

mosregjistrimi i kërkesës për informim, moscaktimi i një numri rendor për të dhe mosdhënia e të dhënave të kont