THËRRIMJA
-Të shoh gjithmonë tek rrotullohesh,
pa më thuaj Thërrime, ku po shkon???
poshtë e përpjetë pse vërtitesh???
-Botën të ndriçoj.
Teksa lexoj këto vargje të Solomos, nuk mund të mos më vinte ndërmend, gjesti i një pensionisteje, Feçorres nga Goriçani, një grua e mrekullueshme. Edhe pse pensioniste, plot energji, aktive në të bërit e gjërave , aktive edhe në jetën sociale të komunitetit tonë, e përfshirë në takimet tona publike, më preku thellë në zemër .
Feçorrja nuk është thjesht një emër i përveçëm, është përfaqësuese e nje brezi të rritur me sakrifica, te mësuar me punë, të patrembur nga sfidat , energjik, solidar, një brez i cili na ka dhënë shumë, brezit qe na ka rritur e edukuar dje dhe vazhdon të na edukojë dhe tregojë rrugën edhe sot.
Një pensioniste sot, me gjestin e saj bujar për të ndihmuar nje familje bashkëkomunitare, për t’i lehtësuar sadopak vuajtjen asaj në këto ditë të vështira, na tregoi shumë.
Janë të shumtë rastet kur bashkëqytetarët tanë , dhanë më të mirën e tyre në këto ditë, njerëz të zakonshëm, mësues, pensionistë, të rinj, biznese të vegjël, ndaj dua t’i falenderoj nga zemra, për kontributin, dashurinë dhe solidaritetin e treguar ndaj bashkëqytetarëve tanë në vështirësi.
Përlotesh e mallëngjehesh, kur njerëz që kanë pak, e ndajnë atë që kanë sot, dhe në të njëjtën kohë na mbushin plot shpresë për të ardhmen e komunitetit tonë.
Përvec të qenurit një gjest bujarie, ndarja e asaj çka mundën, na tregoi sot më shumë se kurrë, se inkuadrimi i secilit prej nesh në këtë komunitet të përbashkët , funskionon më së miri.
Ndaj secili prej nesh, me prirjen drejt së mirës, me virtyt, do të bëjë të mundur të sjellë dritë në errësirën, që ka mbërthyer botën nga COVID-19.
Miqtë e mi të dashur, në këtë luftë , me zemrën bujare edhe shpirtin guximtar…
Së bashku do t’ía dalim!
Juliana Memaj