Bashkë me përfaqësues të Këshillit të Qarkut Berat i dhamë titullin “Nder i Qarkut”, pas vdekjes, dy figurave shumë të njohura të qytetit tonë: Z. Veiz Hajdar Plaku si drejtues, organizator i aftë e i përkushtuar, plot respekt dhe autoritet në zonën e Mesit të Urave dhe më gjerë; Z. Kristaq Sotir Gjata për kontribut të veçantë në Luftën Nacional Çlirimtare.